×
  • Lajme
  • Lajme

    11 raste aktive me COVID-19 në Podujevë, komuna apelon të respektohen masat parandaluese

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e sotëm ka diskutuar për masat dhe veprimet që duhet të ndërmerren pas raportimit të katër rasteve të reja me të infektuar me koronavirus në komunën tonë.

    Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se pas testimeve të kryera në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të martën kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 katër persona nga tri fshatra të komunës së Podujevës.

    Dy persona, që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus janë nga fshati Konushec dhe nga një në fshatrat Dumnicë e Poshtme dhe Gërdoc.

    Në takim u tha se menjëherë pas konfirmimit të rasteve janë vizituar nga ekipi mjekësor i triazhimit familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.

    Nënkryetari Rudari tha se pas rasteve të fundit të infektuarve me COVID19, jo vetëm në komunën tonë, vijnë si pasojë e mos respektimit të rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për zbatimin e masave mbrojtëse.

    Gjatë takimit u tha se policia dhe inspektorët komunalë të koordinojnë aktivitetet në teren dhe të kryejnë inspektime të vazhdueshme në lokalet dhe objektet hoteliere dyqane e biznese të ndryshme, në mënyrë që të përcjellin respektimin e masave mbrojtëse, distancën sociale dhe bartjen e maskave.

    Gjithashtu u kërkua që punëtorët e administratës komunale, punëtorët shëndetësor dhe të institucioneve të tjera, të respektojnë masat mbrojtëse dhe të pajisen me maska dhe dezinfektues.

    Shtabi komunal apelon te qytetarët, që pavarësisht lehtësimit të masave, të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK dhe MSH, duke aplikuar masat mbrojtëse, shmangien e vizitave dhe tubimeve të panevojshme dhe ruajtjen e distancës sociale.

    Në Komunën e Podujevës aktualisht janë 11 raste aktive me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.