×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dimitrov: Zgjodhëm rrugën e duhur, për dy vjet u bëmë anëtare e NATO-s dhe hapëm bisedimet me BE

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Ne u përballëm me problemin më të madh, të pazgjidhshëm për shumë njerëz, investuam plotësisht dhe duke menduar për gjeneratat e ardhshme, para dy vitesh treguam se mrekullitë janë të mundshme. Fjalët e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz, “pas Prespës askush nuk mund të kontestoj që në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonas, të cilët flasin maqedonisht” janë prova më e mirë e përmbushjes së misionit tonë, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në intervistë për AIM-në me rastin e dy vjetorit që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës.

    Në qytetin e vogël të Nivici në anën greke të Liqenit të Prespës saktësisht dy vjet më parë, Dimitrov dhe ish-homologu i tij grek Nikos Kotzias vendosën nënshkrimet e tyre në Marrëveshjen e Prespës.

    Dimitrov do të vizitojë rajonin e Prespës sot në prani të Kryeministrit Oliver Spasovski dhe Ministrit për Diasporën Edmond Ademi.

    “Ne kemi zgjedhur rrugën e duhur, e cila për vetëm dy vjet na ka sjellë anëtarësimin në NATO dhe negociatat e pranimit me BE-në. Më në fund kemi hequr qafe mbiemrin fyes “ish” dhe kemi përfunduar procesin dhe kartën e identitetit shtetëror në familjen botërore të OKB-së”, thotë Dimitrov.

    Në të njëjtën kohë, ai shtoi, se me Greqinë fqinjë ne kemi filluar të ndërtojmë afërsinë, miqësinë dhe aleancën, diçka që është aq logjike dhe e natyrshme mes fqinjëve, e megjithatë e paimagjinueshme deri vonë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    Vip19 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera...
    Sport19 Korrik 2025
    Sot, në mbrëmje, një ndeshje e madhe boksit midis kampionit të peshave të rënda, Oleksandr Usyk, dhe sfiduesit Daniel Dubois, mund të...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Gjermania planifikon të dërgojë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, por për dorëzimin dhe pranimin e tij do të duhen...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme pati disa aksione për lidhjet ilegale të ujit që po bëhen në pjesë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.