×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori zviceran: Përfshirja e SHBA-ve në dialog e mirëseardhur, por problemet e Evropës i takojnë vendeve evropiane

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të qartë se shteti zviceran e mbështet dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

    Sipas tij, përfshirja e akterëve të tjerë, duke aluduar në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, është e mirëseardhur, por siç theksoi ai, dialogu është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë.

    “Në frymën e zhvillimeve të fundit kemi pasur që edhe akterë të tjerët po e ndihmojnë procesin, ata mund të kontribuojnë por të gjithë duhet të kuptojnë se për problemet evropiane dhe duhet të zgjidhen evropiane pra ky proces ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së apo të tjerëve që nuk janë anëtare të BE-së, siç është Zvicra”, tha ambasadori Lebet, raporton lajmi.net.

    Tutje ai në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me tëmën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, ka thënë se, normalizimi i marrëdhëneve Kosovë-Serbi është çëshjte evropiane dhe se Zvicra e mbështet një dialog të tillë.

    Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të tregohen të gatshme për rifillimin e dialogut.

    “Normalizimi marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është çështje evropiane prandaj ne e mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ashtu siç është mandatar nga Kombet e Bashkuara. Kosova duke punuar me Bashkimin Evropian mund të ndikojë në procesin e dialogut duke marrë pjesë në krijimin e skemës dhe qëndrueshmërisë. Rezultatet e dialogut të mëparshëm nën lidershipin e BE-së janë goxha të përziera. Prej vitit të mesit të vitit 2019 ka qenë edhe më diskret me dialogun. BE-ja tani është funksionale dhe zotëri Lajçak erdhi dje dhe tani kemi filluar diskutimet me të mirëpo me ë rëndësishme është vullneti i sinqertë i Kosovës dhe Serbia për të normalizuar marrëdhëniet. Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun në bazë të kësaj, pra të normalizojnë marrëdhëniet”, theksoi ambasadori Lebet.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Dëshminë e tij në këtë seancë do ta jap Leonard...
    Kronika14 Korrik 2025
    Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në komunën e...
    Kronika14 Korrik 2025
    Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që kishin sulmuar zyrtarët policorë, në kohën kur po iu shqiptonin gjobë për kundërvajtje. Si...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.