×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia prej nesër hap kufijtë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhje mori vendim që më 17 qershor të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend me zbatim të masave aktive, që do të thotë se gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të ketë testim negativ PSR jo më i vjetër se 72 orë.

    Poashtu mbetet në fuqi edhe nënshkrimi për vetizolim 14 ditor që e jep Inspektorati Shtetëror dhe që kontrollin e bën MPB-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Poashtu mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetërore në afat prej 14 ditësh për të gjithë qytetarët apo të huaj me banim në Maqedoni, të cilët gjatë hyrjes në vend nuk do të japin testimin PSR.

    Në fuqi mbetet vendimi që qytetarët që ndodhen në karantinë shtetërore të mund të bëjnë PSR test me kërkesë të tyre dhe nëse testimi i tyre del negativ, atëherë ata shkojnë në izolim shtëpiak 14 ditor.

    Në mbledhjen e sotme qeveritare Qeveria plotësoi Protokollin për transit të shtetasve të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, dhe nga nesër protokolli mundëson hyrjen e të gjithëve shtetasve të huaj në transit. Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në një vendkalim dhe dalje në vendkalim tjetër në afat prej 5 orësh.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Pas 14 vitesh, rrjeti televiziv rajonal Al Jazeera Balkans (AJB) zyrtarisht mbyllet – transmetimi i fundit i lajmeve ishte të shtunën (12.7.),...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së presidentes Osmani se Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Sport14 Korrik 2025
    Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.