×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria ua pagoi më shumë se një pension disa personave, dëmtuan buxhetin rreth 1 milion euro

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Përfitimi i më shumë se një pensioni nga një person, e ka dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për gati 1 milion euro gjatë vitit të kaluar. Sipas Auditorit të Përgjithshëm, pagesa të tilla ishin kryer edhe në vitet paraparake, derisa rastet më të shpeshta të përfitimit të më shumë se një pensioni, janë përfituesit nga kategoria e TMK’së dhe FSK’së.

    Në raportin e audimit për MPMS’në, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se janë kryer pagesa në vlerë  prej 991 mijë e 852 euro pa bazë të qartë ligjore.

    “Bazuar në krahasimin e të dhënave të Ministrisë për skemat pensionale dhe ndihmat sociale, kemi konstatuar se Ministria kishte kryer pagesa në vlerë prej 991,852€ pa bazë të qartë ligjore. Rastet më të shpeshta të përfitimit të më shumë se një pensioni nga skemat pensionale, janë përfituesit që i takojnë kategorisë së TMK-së dhe FSK-së, të cilët përfitojnë edhe pensione tjera”, thuhet në raport.

    Sipas ZKA’së, pagesa e pensioneve për personat të cilët janë përfitues të më shumë se një skemë pensionale mund të shkaktojnë dëmtim të përfituesve të pensioneve apo dëmtim të buxhetit të ministrisë.

    Auditori i ka rekomanduar Ministrit që të inicioj menjëherë procedurat për harmonizimin e legjislacionit për skemat pensionale duke shfrytëzuar mekanizmat ligjor te organet përkatëse të cilat janë të ngarkuara me përgjegjësi për të bërë interpretime dhe vlerësime të pajtueshmërisë së dispozitave ligjore.

    Përveç që personat e njëjtë kishin marrë më shumë se një pension, Auditori ka gjetur se nga skemat dhe ndihmat sociale kanë përfituar persona të cilët punojnë apo realizojnë të ardhura personale.

    Vlera e këtyre pagesave për vitin 2019 ishte 124 mijë e 632 euro, raporton Express.

    “Kjo kishte ndodhur për shkak të deklarimeve të mëvonshme që bëhen në ATK dhe që reflektohen në muajt përkatës, për të cilat nuk kishte informata në kohën kur ishin bërë krahasimet mujore nga ana e ministries”, thuhet në raport.

    Ndryshe, Gazeta Express dje ka raportuar se si mbajtja e personave të vdekur në listat e përfituesve të pensioneve i ka kushtuar buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 142 mijë e 345 euro.

    “Pagesa e pensioneve pas vdekjes së përfituesve- Vlera e të cilave ishte 142,345€. Kjo kishte ndodhur për arsye se regjistrimi i vdekjeve në ARC ishte bërë me vonesë dhe për këto raste Ministria nuk ishte në dijeni”, thuhet në raportin e ZKA’së.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Lidhur me takimin e paralajmëruar ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj,  është shprehur skeptik për ndonjë zgjidhje...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë të enjten në banesën e saj në qytetin bregdetar të Sarandës. Viktima, sipas Top Channel,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate formuan një koalicion parazgjedhor. Ky koalicion ka siguruar...
    Lajme18 Korrik 2025
    Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka bërë të ditur se ditëve në vijim pritet përsëri ngritje graduale e vlerave...
    Lajme18 Korrik 2025
    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Prokshi ka protestuar në heshtje të enjten para Kuvendit, pak para nisjes së seancës së...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në Kampin Villaggio Italia në Pejë u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve për kontingjentin italian të misionit të udhëhequr nga NATO,...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale ka refuzuar kërkesën për lirim të parakohshëm të Mico Stanishiq, ish-Ministër i Brendshëm i Republikës Srpska. Vendimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.