×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtrohet në spital gruaja e Presidentit të Ukrainës, pasi del pozitiv me Covid-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Zonja e parë e Ukrainës e cila është infektuar me Covid që nga java e shkuar ndodhet në spital. Gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme, nuk është e intubuar por mjekët kanë vendosur që trajtimi të kryhet në spital për të shmangur komplikacione të mundhshme, Ndërkohë presidenti ukrahinas dhe dy fëmijët rezultojnë negativë.

    Bashkëshortja e presidenit të Ukrahinës, Olena Zelenska, është shtruar në spital pasi prej disa ditësh rezulton e infektuar me Covid 19.

    Mjekët janë shprehur se gjendja e saj është e qendrueshme, por do të vijojë me trajtimet spitalore. Lajmi për infektimin e zonjës së parë në Ukrahinë u bë I ditur javën e kaluar ndërsa bashkëshorti I saj, Volodymyr Zelenskiy dhe dy fëmijët e çiftit rezultuan negativë.

    “Diagnostifikimi i tanishëm i Olena Zelenska është COVID-19 – pneumoni polesgmentale bilaterale me ashpërsi të moderuar. Ajo nuk ka nevojë për oksigjen për momentin. Gjendja është e qëndrueshme,” tha zyra e shtypit të presidentit në një deklaratë.

    Fillimisht Zelenska ishte e izoluar dhe nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa më pas u hospitalizua. Ndërkohë, presidentit të Ukrahinës dhe fëmijëvë iu është ripërsëritur testi por sërish tamponi ka rezultuar negativ.

    Ukraina hyri në karantinë në muajin mars, për të parandaluar përhapjen masive të koronavirusit. Në fund të majit, qeveria filloi të lehtësojë kufizimet, duke lejuar funksionimin e restoranteve, palestrave dhe transportit publik. Që nga 15 qershori, vendi rifilloi edhe fluturimet ajrore.

    Sidoqoftë, ditët e fundit Ukraina ka parë një rritje të konsiderueshme të rasteve të koronavirusit, të cilat qeveria i atribuon neglizhencës së qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.