×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut shpall gjendje të jashtëzakonshme edhe për 8 ditë të tjera

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zgjati me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme, për të mundësuar përgatitjen e qetë të zgjedhjeve.

    Vendimi, siç raportohet nga Zyra e Presidentit, është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore, pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020.

    “Partitë politike kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020. Në këtë drejtim, vendimi për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, dhe veçanërisht zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në një pandemi të koronavirusit të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, thuhej në deklaratë.

    Pas marrëveshjes politike, Presidenti Pendarovski pret që institucionet të ndërmarrin të gjitha hapat për përgatitjen e procesit zgjedhor.

    Në këtë kuptim, Presidenti Pendarovski pret që ditët e gjendjes së jashtëzakonshme të përdoren vetëm për të marrë vendimet dhe protokollet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, me theks në masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

    Presidenti Pendarovski pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, duke pasur parasysh perspektivën euro-atlantike të vendit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.