×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Qeveria Koti dhe Thaçi janë në një linjë me përpjeken e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Lëvizja e Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklarimeve të të dërguarit të posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialog, Richard Grenell, i cili tha se me 27 qershor do të ketë bisedime për marrëveshjen me Serbinë dhe Kosovën.

    VV-ja paralajmërimet e Grenellit i quan vendime për të hequr dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë, me zotimin e kryeminsistrit Koti dhe Hashim Thaçit, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar. Ky është pozicioni me të cilin këta shkojnë në dialog me Serbinë. Ky vendim erdhi pak orë pas takimit Hoti-Thaçi”, thuhet në njoftim.

    Tutje në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Qeveria Koti dhe Thaçi janë në të njejtën linjë me përpjekjen e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të, duke theksuar kështu se Qeveria Kurti i “ka penguar pazaret me thika mbi harta që po i kanoseshin Republikës së Kosovës”.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156914215027000

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.