×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish – anëtari i PDK-së Bazaj mohon se ka kaluar nga AAK në VV, por e nënshkruan peticionin për zgjedhje

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ish pjesëtari i PDK-së, tani pjesë e AAK-së, Naim Bazaj, ka nënshkruar peticionin e Lëvizjes Vetëvendosje ku kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja. Kjo është parë në disa fotografi në njoftimin e kësaj të fundit në faqen zyrtare në Facebook.

    Kjo ka ndodhur me rastin e vizitës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në Drenas.

    Në një prononcim për “Zërin”, ndërsa mohon zërat të ketë kaluar në Vetëvendosje, Bazaj thotë se një ndër arsyet që e ka nënshkruar peticionin janë shkarkimet e bordeve nga Kurti.

    “Unë nuk kam kaluar në Vetëvendosje, sepse ka disa zëra që thonë se kanë kaluar. Por e kam mendimin tim dhe jam për me shku në zgjedhje të reja. Po mendoj që këto partitë të cilat kanë qenë në pushtet deri tash i kanë pas ofruar disa familjarë të vet në pozita kyçe si përshembull nëpër borde. Dhe me veprimet të cilat i ka marrë qeveria Kurti, duke i shkarkuar ata, për këtë kam mendu pse mos me u bo zgjedhjet. E mira e t’mirës është të shkojmë në zgjedhje të reja, le ta provojë secili fatin, secila parti”, ka deklaruar Balaj.

    Ndërsa në fund ai thotë se do t’i shërbejë secilit që sipas tij punon mirë.

    “Nuk është me rëndësi as garojë unë apo jo. Me rëndësi është që të jenë njerëz të pakorruptuar. Për qëllime dhe punë të mira jam i gatshëm të ja bëjë argatin gjithsecilit”, përfundon deklarata e tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.