×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Miliona fëmijë në punë në vend të shkollës

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Përmasat globale të punësimit të të miturve mund të rriten përsëri pas rreth dy dekadash rënie për shkak të pasojave shkatërruese ekonomike të pandemisë Corona, paralajmëruan dy organizata të OKB-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare Botërore kundër Punës së Fëmijëve.

    “Miliona fëmijë janë në rrezik të detyrohen përsëri të punojnë si rezultat i krizës”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). “Kjo do të thotë që puna e fëmijëve do të shënojë për herë të parë rritje që nga viti 2000.”

    ILO dhe UNICEF theksuan se pandemia e Coronës po çon në rritjen e varfërisë dhe rënien e të ardhurave familjare. Rritja e punës së fëmijëve është konstatuar shpesh në situata të tensionuara ekonomike. Fëmijë që janë tashmë të punësuar do të duhet të punojnë më gjatë ose të bëjnë punë më të rrezikshme. ILO dhe UNICEF-i u kërkojnë qeverive të zgjerojnë programet e tyre për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi.

    Fund punës së fëmijëve deri në vitin 2025?

    Vlerësimet më të fundit të ILO-s lidhur me punësimin e fëmijëve botuar në vitin 2017 i referohen vitit 2016. Sipas tyre në të gjithë botën ishin të punësuar rreth 152 milion fëmijë midis moshës pesë dhe 17 vjeç. Kjo shifër është 94 milion më pak se në vitin 2000.

    Në atë kohë ILO-ja vlerësonte se në vitin 2020 numri i fëmijëve të punësuar do të binte në 121 milion. Qëllimi i Kombeve të Bashkuara është eliminimi i punës së fëmijëve deri në vitin 2025.

    Ndërsa raporti aktual i ILO-s supozon të kundërtën. Aty thuhet se tashmë ka shenja që puna e fëmijëve po rritet, ndërsa shkollat në të gjithë botën po mbyllen për të zvogëluar rrezikun e infeksionit me virusin e Coronës. Më shumë se 90 përqind e të gjithë nxënësve, pra 1.6 miliardë të rinj në të gjithë botën, janë prekur nga mbylljet e përkohshme të shkollave. Por shkollat i mbronin fëmijët edhe nga shfrytëzimi, dhe ky instrument kontrolli tani nuk vepron. “Edhe nëse shkollat hapen përsëri, disa prindër mund të mos jenë më në gjendje të lejojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”, thuhet në raport.

    Më pak se 1,90 dollarë në ditë

    Banka Botërore vlerëson se 40 deri në 60 milion vetë mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme këtë vit si rezultat i krizës së Coronës. Atyre do t’u duhet të jetojnë me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Organizatat e OKB ende nuk mund të japin shifra konkrete, por u referohen studimeve të mëparshme, për shembull, në Bregun e Fildishtë, Afrikën e Jugut ose Brazili, ku puna e fëmijëve ka shënuar rritje të madhe pas rënies ekonomike.
    pp/ag

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Mijëra protestues pro-palestinezë kanë nisur të marshojnë në qendër të Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Marshimi,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i është kundërpërgjigjur deklaratës së Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski theksoi se policët i pret një fazë e re. Ai sot ishte në Qendrën për...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka filluar me zgjerimin e rrjetit, këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme27 Prill 2024
    Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.