×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 3 ditë 160 të infektuar dhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Në tri ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 160 raste të infektuarve me COVID-19, kurse 32 persona janë shëruar. Ndërsa dy persona të infektuar kanë humbur jetën në dy ditët e fundit.

    Rritja alarmante e numrit të prekurve me coronavirus në tri ditët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është shqetësuese dhe tregon përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit.

    IKSHPK thotë se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe mos mbajtjes së maskave.

    “Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

    Më tek IKSHPK thotë se “këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”.

    “Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”.

    “Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”.

    Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

    Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ferizaj po përballet me mungesë uji për shkak të temperaturave të larta. Kompania “Bifurkacioni” thotë se është detyruar të zbatojë reduktime, ndërsa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Analisti Visar Ymeri nxori së fundi disa strategji të komunikimit dhe organizimit që, sipas tij, janë përdorur nga Albin Kurti dhe një...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka...
    Lajme13 Korrik 2025
    30 autobusët e rinj, prej të cilëve 6 pritet të jenë elektrikë, ende nuk kanë mbërritur. Dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe PDK,...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje BE-së të “mbrojë me vendosmëri interesat evropiane” pasi Donald Trump kërcënoi të vendoste tarifa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj ka gjobitur dy shoferë për shkak se po drejtonin veturat me shpejtësi në zonën me kufizim 50 km/h. Sipas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.