×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet: Gjermania dhe Franca në kontakt me Lajçakun për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Kohëve të fundit, ka pasur një intensifikim së paku nominal të përpjekjeve për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi.

    Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes dy emisarëve të saj, Matthew Palmer si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe Richard Grenell si i Dërguar i Posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi ka bërë që edhe Bashkimi Evropian të zgjohet nga ‘gjumi diplomatik’.

    Bashkimi Evropian pas këtyre lëvizjeve të SHBA-ve, ka emëruar edhe vet një të Dërguar të Posaçëm për dialogun, ish-ministrin e jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.

    Edhe Bashkimi Evropian si tërësi, por edhe shtetet veç e veç në përgjithësi janë angazhuar shumë më tepër në funksion të rifillimit të procesit i cili ka stopuar qysh në vendosjen e tarifës doganore prej 100 për qind për produktet serbe ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

    Franca dje ia ka konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se vazhdon të jetë plotësisht e angazhuar në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e përkrahin dialogun midis dy vendeve.

    Lajmi.net është interesuar të ketë qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, pasi Kosova ka eliminuar barrierat e pretenduara nga Beogradi si pengesë për rifillimin e dialogut.

    Në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet se ky shtet e mbështet plotësisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

    “Gjermania e përkrah plotësisht dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Bundestagut.

    Të pyetur nëse kanë koordinim edhe me shtetet e tjera të fuqishme të Evropës si Franca dhe nëse e mbështesin Lajçakun si i Dërguar për dialogun, nga qeveria gjermane thonë se koordinohen vazhdimisht për këtë.

    “Gjermania dhe Franca janë në kontakt të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të Dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për koordinim të ngushtë me politikat e tyre”, thuhet në përgjigjen e Gjermanisë.

    Në anën tjetër, Kosova ka eliminuar të gjitha barrierat për dialogun Kosovë – Serbi të cilat janë përmendur nga pala serbe duke hequr masën e reciprocitetit.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe liderët e tjerë serbë atje kanë thënë se do të ulen në tavolinë të dialogut, por vetëm me kushtin që nuk iu kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

    I dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak pritet që të vizitojë Kosovën gjatë javës së ardhshme, por ende nuk dihet agjenda e tij dhe takimet të cilat do t’i zhvillojë.

    E kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në deklarimet e tij është shprehur se marrëveshja midis dy vendeve mund të arrihet edhe brenda 3 muajve të ardhshëm

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun. Ai tha...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me...
    Kronika02 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.