×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulen të hyrat buxhetore për 133 milionë euro, shkak pandemia

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Instituti GAP thotë se për shkak të pandemisë, të hyrat buxhetore kanë pësuar ulje për 133 milionë euro, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

    “Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta. Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor”, thuhet në komunikatë.Por, me gjithë rritjen e deficitit, GAP-i thotë se Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon.

    “Edhe pse është planifikuar rritja e shpenzimeve, kategoria e investimeve kapitale si një kategori e cila ndihmon në rritje më të shpejt ekonomike, pritet të ketë një rënie të theksuar krahasuar me planifikimin. Ndërsa, kryesisht për shkak të nevojës për ndihmë ndaj sektorit privat, ka një rritje të theksuar të subvencioneve. Megjithëse e nevojshme, rritja e subvencioneve si një nga kategoritë më pak të rregulluara ligjërisht, mund të krijojë hapësirë për abuzim të parasë publike”, thuhet në komunikatë, dalë nga raporti “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”.Tutje thuhet se për të adresuar situatën ekonomike dhe sociale të krijuar si pasojë e masave për ndaljen dhe kufizimin e punës së shumicës prej bizneseve në sektorin privat, Qeveria e Kosovës miratoi një Pako Emergjente Fiskale me vlerë prej 179.6 milionë euro. Kjo pako përmban kryesisht masa afatshkurta për adresimin e problemeve të shkaktuara nga COVID-19. Në programin qeverisës 2020-2023, Qeveria e Kosovës ka paraparë edhe një pako të dytë për Rimëkëmbje Ekonomike ku brenda dy vitesh (2020-2021) planifikon të mobilizojë rreth 1.2 miliardë euro.Për shkak të kufizimeve ligjore, Pako Emergjente Fiskale dhe ajo e Rimëkëmbjes nuk do të mund të menaxhohen tërësisht pa përfshirjen e Kuvendit të Kosovës, sipas GAP-it.

    “Përveç nevojës për aprovim të Kuvendit për çdo transfer që tejkalon 25% të një ndarje buxhetore të institucionit përkatës, përfshirja e Kuvendit do të nevojitet edhe për miratim të marrëveshjeve të reja kreditore me 2/3 e votave të deputetëve. Në rast të mosaprovimit të marrëveshjeve kreditore, shpenzimet publike do të bien dhe kjo do të ndikojë në rënie të mëtutjeshme ekonomike”, thotë GAP.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar sot segmentin “Lugi i Gjatë”, ku po vazhdojnë punimet në rrugën strategjike Junik–Gjeravicë....
    Lajme21 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.