×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani mbrëmë ka folur për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, për çka kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se është pengesa e fundit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se dëshiron dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi dialog në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesin Richard Grenell.

    Sipas saj, është e dëmshme për Kosovën të ketë dy palë negociatash ku në njërën përfaqësohet nga presidenti e tjetrën nga kryeministri.

    “Duhet të jetë një proces dhe në përputhje me Kushtetutën. Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria. E kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që qartëson një gjë të tillë. Presidenti nuk mund ta udhëheq dialogun. Nëse kryeministri e lejon një gjë të tillë do të bënte gabim në dëm të vendit dhe dialogut. Sa i përket asaj se kur mund të pritet një rezultat është vështirë të thuhet sepse ka konfuzion total mes institucioneve sepse dikush shkon në Washington e dikush në Bruksel. Presidenti e kryeministri duhet të sqarojnë se si i kanë ndarë detyrat. A janë temat e ndara, a çështjet, sepse kompetencat i ka qeveria. Edhe në Washington edhe Bruksel, Kosova duhet të përfaqësohet nga qeveria”, tha Osmani në Interaktiv.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.