×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Thaçi apo Hoti, dialogu ndërmjet egos e Kushtetutës

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Vendimi i Qeverisë “Hoti”, për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë i hapi rrugë procesit të dialogut i cili pritet që të fillojë së shpejti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Por, pas heqjes së masave tregtare me Serbinë, ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Avdullah Hoti u ngjallë debati se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.

    Derisa Presidenti thotë se me Kushtetutë i jepet e drejta atij për ta udhëhequr politikën e jashtme, Kryeministri thotë se dialogun do ta udhëheqë ai vet.

    E njohësit e këtyre proceseve po konsiderojnë se në bazë të Kushtetutës, institucionet duhet të koordinohen mes vete se kush do ta udhëheqë dialogun derisa ka mendime edhe tjera se kjo është kompetencë e Kryeministrit.

    “Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se politika e jashtme në këtë rast edhe procesi i dialogut si domen i politikës së jashtme duhet të udhëhiqet në koordinim mes Qeverisë dhe Presidentit të vendit, pra politika e jashtme duhet të udhëhiqet në koordinim ndërmjet këtyre dy institucioneve megjithatë sipas protokollit kur një delegacion udhëton jashtë Presidenti është udhëheqësi i atij delegacioni apo udhëheqësi i shtetit”, tha për Front Online, hulumtuesja Violetë Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

    Pas heqjes së taksës edhe reciprocitetit, Haxholli tha se Serbia nuk ka ndonjë arsye të refuzoj të kthehet në procesin e dialogut.

    Marrëveshja me Serbinë e paarritshme në tre muajt e ardhshëm

    Ndërsa, e pyetur se a mund të ndodhë marrëveshja ndërmjet dy vendeve brenda tre muajve, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Hoti,  Haxholli tha se nuk ka vullnet politik ndërmjet dy vendeve për arritjen e marrëveshjes dhe se kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

    “Afatet janë përfolur shumë deri më tani, megjithatë për shkak të mungesës së vullnetit ndërmjet dy palëve edhe arritje e marrëveshjes duket që mund të jetë larg, megjithatë me më rendësi se afatet kohore duhet të ketë një fokus në përmbajtjen e një marrëveshje në substancës e saj, sesa kjo marrëveshje mund të përmbyllë procesin e normalizimit dhe sa ajo marrëveshje do të jetë e zbatueshme në terren”, tha ajo për Front Online.

    Për arritjen e marrëveshjes finale, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka pasur deklarata se do të prekën edhe kufijtë e Kosovës, por, lidhur me këtë Haxholli për Front Online, tha se ende nuk ka një propozim konkret për marrëveshjen finale.

    “Dialogu duhet të udhëhiqet nga Kryeministri, mund të nisë pas zgjedhjeve në Serbi”

    E, Visar Xhambazi nga D4D (Demokraci për Zhvillim) ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale sipas Kushtetutës së Kosovës është nën kompetenca të Kryeministrit.

    “Kosova është Republikë parlamentare ku ekzekutivi udhëhiqet nga Kryeministri. Pra Kryeministri është kreu i ekzekutivit, ndërsa Presidenti është kreu i shtetit. Kushtetuta e Kosovës ia lejon Presidentit që të udhëheqë politikën e jashtme, mirëpo drejtimi i politikave të jashtme dhe ekzekutimi i tyre është në diskrecionin e Kryeministrit sipas Kushtetutës”, tha Xhambazi për Front Online.

    Xhambazi për Front Online, tha se koha më e përshtatshme për vazhdimin e dialogut do të ishte pas zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në gjysmën e dytë të muajit qershor në Serbi.

    “Dialogu duhet të fillojë sa më parë që të jetë e mundur. Koha ideale do të ishte pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi”, tha ai.

    Xhambazi është shprehur skeptik lidhur me deklaratat e Kryeministrit Hoti se marrëveshja ndërmjet të dyja vendeve do të arrihet brenda tre muajve.

    Ai tha se ballafaqimi me të kaluarën është vital për arritjen e një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.