×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Valë e dytë e pandemisë, Spanja regjistron dyfishim të rasteve ditore me Covid-19

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Teksa Spanja regjistroi rritje të numrit të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) për të dytën ditë me radhë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tha që ekonomia e Spanjës është më e ndjeshme në botë ndaj ndikimeve negative të një vale të dytë të pandemisë.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 167 raste me COVID-19, ndërsa një ditë më parë u regjistruar vetëm 84 raste. Kjo ndodh pasi të dielën u regjistrua numri më i ulët prej 48 rasteve.

    Megjithatë, numri i të diagnostifikuarve mbetet shumë i ulët në krahasim me kulmin prej 10 mijë të infektuarve në ditë në fund të marsit. Deri më tani, gjithsej 242,280 njerëz janë konfirmuar se janë infektuar me virusin në Spanjë. Prej tyre, sipas të dhënave zyrtare, 27.136 njerëz kanë vdekur.

    Përkundër vdekjeve dhe kostos së lartë të sistemit shëndetësor, parashikimet e reja ekonomike të publikuara nga OECD i japin Spanjës edhe më shumë arsye për t’u shqetësuar për një valë të dytë të mundshme.

    OECD sugjeron që Spanja do të ishte ekonomia më e prekur në botë nëse do të ndodhte një valë e dytë e koronavirusit. Gjithashtu vlerësohet se PBB-ja e vendit do të binte për 14,4 për qind. Sipas raportit, rënia e kërkesës së brendshme për shkak të humbjes së vendeve të punës dhe aktivitetit të paralizuar do të ishte një shtytës kryesor i rënies historike. Raporti parashikon gjithashtu se humbjet nga turizmit këtë vit do të peshojnë rëndë mbi ekonominë e vendit.

    Parashikimet aktuale nga Banka e Spanjës sugjerojnë që PBB-ja e vendit këtë vit do të bjerë me të paktën 9 për qind.

    Përderisa përhapja e koronavirusit tani duket se është nën kontroll në Spanjë, sapo vendi të hapë kufijtë e saj për udhëtime ndërkombëtare më 1 korrik, parandalimi i pandemisë mund të bëhet më i ndërlikuar. Në nivel global, virusi po përhapet më shpejt tani se më parë gjatë pranverës. Të dielën u konfirmuan mbi 136 mijë raste me COVID-19, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

    Ndërkohë, qeveria e Spanjës ka miratur një ligj për periudhën pas heqjes së bllokimit. Për të ndihmuar në parandalimin e valës së dytë, maskat, masat higjienike dhe distanca fizike do të mbeten të detyrueshme derisa të zbulohet një trajtim efektiv apo vaksinë për COVID-19./AA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.