Në Kuvendin e Kosovës sot janë betuar katër deputetë të rinj që kanë zëvendësuar deputetët të cilët tash kanë marrë detyra të reja në Qeverinë Hoti.
Deputetët e rinj janë tre nga LDK’ja, Visar Hoti, Faton Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, ndërsa edhe një nga Nisma, Arbëreshë Krasniqi. Këta deputetë, kanidatë për këtë pozitë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kishin arritur të merrnin vota të mjaftueshme sa për të siguruar një ulëse në Kuvend.
Metro ju sjellë rezultatet e marra nga KQZ’ja për secilin nga këta deputetë:
1. Visar Hoti,7299
2. Ismet Beqiri 7026
3. Faton Bislimi 7018
4. Arbershë Krasniqi 3675
Kujtojmë, që deputetët e rinj nga LDK janë Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, kanë zëvendësuar Driton Selmanaj i cili është bërë zëvendëskryeministër, ndërsa Arban Abrashi e Armend Zemajn ministra në Qerverinë Hoti.
Ndërsa, Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, ka zëvendësuar deputeten e deritashme, Albulenë Balaj – Halimaj, e cila është emëruar zëvendëskryeministre.