×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet për kërcënimin që iu bë mikrobiologut Lul Raka dhe familjes së tij

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin e kërcënimit ndaj Mikrobiologut Prof. Lul Raka. Raka u kërcënua me jetë nga një qytetar përmes një mesazhi në Facebook. E rasti tashmë është hapur në stacionin policor të Kaçanikut. Kjo e fundit e ka intervistuar Rakën mbrëmë rreth orës 20:00. E pak orë më vonë, vet Raka ka publikuar mesazhin e qytetarit emrin e të cilit e ka mbuluar.

    Kërcënuesi i ka kërkuar Rakës që të mos rekomandojnë karantimin për shkak të pandemisë Covid-19 duke thënë se nëse ndodhë kjo do ta pësojë ai e familja.

    Atë person tashmë është duke e hetuar policia rajonale e Kaçanikut. Këtë lajm e ka konfirmuar për gazetën Express, majori Muhmetali Hajdini.

    “Mbrëmë rreth 20:00 është paraqit ankuesi. Rastin e ka paraqitur si kërcënim. Hetuesit janë duke e trajtuar çështjen. Ka qenë doktori Lul Raka ai i cili e ka paraqit rastin. E kemi njoftu prokurorin kujdestar. Ka autorizu që të fillohen hetimet. Më këtë rast po merret satacioni policor në Kaçanik”, ka deklaruar Hajdini për Express.

    E në mesazhin kërcënues që e ka marrë Raka shkruhej: “O maxhup me bo me na shti në karantinë, kom me të kall për së gjalli me krejt familjen”, i ka shkruar ky qytetar Rakës në mesazhin privat.

    Pas publikimit të këtij mesazhi profesori ka marr shumë komente përkrahëse nga qytetarët duke dënuar mesazhin kërcënues ndaj tij.

    Për rastin ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës. OMK ka shprehur shqetësimin për kërcënimin e Rakës, për të cilin ka thënë se është një nga profesionistët më meritor në luftën kundër pandemisë Covid-19.

    “Ky kërcënim duhet të jetë shqetësim jo vetëm për komunitetin mjekësor, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, shëndeti i të cilëve është në duar të profesionisëve tanë shëndetësor, të cilët po bëjnë të pamundurën në luftën kundër virusit edhe duke marr parasysh kushtet e punës”, thuhet në reagimin e OMK-së./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.