×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Dialogu me Serbinë do të bazohet në Kushtetutë, atë e udhëheq unë

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka prezantuar platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, raporton Front Online.

    “Ky është proces i përhershëm dhe jo i përkohshëm. Që nga shpallja e Pavarësisë e më tej kur Kosova ka shprehur vullnet që të hyjë në procesin e dialogut me vullnet për të arritur marrëveshje në mes të shteteve tona ka pasur raste kur politikanët nuk kanë qenë të gatshëm në momente të caktuara për të hyrë në këtë proces”, ka thënë ai.

    Kryeministri konfirmoi që edhe me partnerët e koalicionit janë dakorduar që dialogu të jetë një ndër premisat kryesore mbi të cilën është hartuar plani qeverisës, raporton tutje Front Online.

    “Për ne është e qartë rruga përpara. Ne kemi marrë legjitimitetin para deputetëve mbid disa premisa që janë krijuara para qeverisë e ndër të tjera përhershmëria e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Hoti.

    Në këtë diskutim Hoti ka paraqitur edhe pikat e planit të dialogut e që janë këto.

    “1. Dialogu do të bazohet në Kushtetutë.

    2.Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

    Ndër të tjera Hoti ka folur edhe për 3 parimet e dialogut.

    “1. Integriteti territorial është i panegocueshëm. 2. Në marrëveshjen që duhet të arrihet, duhet të sigurojë që konflikti të zhduket përgjithmonë dhe nuk duhet të ketë pushtet të ndërsjellë dhe 3. Marrëveshja duhet të jetë në frymën e kushtetutës së Kosovës

    Ndërsa objektivat e dialogut, sipas kryeministrit Hoti, kanë të bëjnë poashtu me disa çështje të mbetura peng në mes të dy vendeve, raporton Front Online.

    “1.Njohja reciproke që siguron ulëse në OKB dhe njohjen nga 5 vendet e BE-së. 2. Të adresohen të gjitha çështjet e hapura në mes të dy vendeve. 3. Shfuqizimi i Rezolutës 1244”, ka thënë tutje ai.

    Për procesin e dialogut, Kryeministri Hoti njoftoi se do të formohet edhe një forum në të cilin do të marrin pjesë liderë të partive politike e të cilëve Hoti do tu raportojë pas çdo raundi të dialogut.

    Ai poashtu njoftoi edhe për formimin e një Këshilli të Ekspertëve për Dialogun brenda Qeverisë.

    “Ky Këshill do të përbëhet nga ekspertët që do të ofrojnë ekspertizë për kryeministrin dhe për pjesëmarrësit e Forumit të liderëve për çështjet që kanë të bëjnë me dialogun”, ka thënë ndër të tjera Hoti, raporton Front Online.

    Për sa i përket çështjes organizative, Kryeministri i sapo zgjedhur pohoi se do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës qe të themelojë një Komision për Dialogun.

    “Në bazë të kompetencave që ka do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës që të themelojë një Komision Parlamentar i cili do ta monitoronte dialogun”, ka deklaruar ai.

    Pjesëmarrës në këtë prezantim ishte edhe kryetari i LDK-së dhe akademiku Isa Mustafa, ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ish kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Nexhat Daci, e personalitete të tjera./Front Online/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/293364765365989/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.