
Një 35 vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Korçë, pasi u aksidentua përgjatë aksit rrugor, Korçë-Pogradec. Shoferi i Postës, Kristi Plluska duke udhëtuar me makinën e punës, u përplas në mesditë me një makinë tjetër, dhe fillimisht mbeti i plagosur rëndë.
Si pasojë e përplasjes furgoi përfundoi jashtë rrugës, madje u desh të ndërhyhej duke prerë mjetin për të nxjerrë shoferin. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Benz, i identifikuar me inicialet E.S., 29 vjeç është shoqëruar nga policia. Nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën të riut.
Por pas plagosjes ai është transportuar me helikopter nga Korça për në spitalin e Traumës në Tiranë, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka qenë fatsjellëse për të. Ai humbi jetën, edhe pse mjekët thanë se patën shpresa deri në fund, por dëmtimet e shumta në kokë dhe në organe të tjera jetësore ishin ato që i shkaktuan vdekjen.