×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak së shpejti në Kosovë, kërkohet nga politikanët të mos refuzojnë takimin me të

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Ditëve në vijim në Kosovë pritet të vijë për vizitë Emisari Evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Vizita e tij është konfirmuar nga zëdhënësi për Politikë të Jashtme në BE, Peter Stano.

    “Emisari Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pritet të vizitojë rajonin ditëve në vijim për t’u takuar me partnerët dhe për të përgatitur Dialogun Prishtinë Beograd dhe të diskutojë me palët për modalitetet e tij”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Peter Stano, përcjell Telegrafi.

    Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike e sheh sit ë vështirë misionin e Lajçakut për shkak të përfshirjes së SHBA-së në dialog.

    “Lajçaku do të ballafaqohet me vështirësi për ta arritur synimin e tij pasi do të ketë rezistencë nga qarqet politike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Në rastin e Kosovës është vet Presidenti Thaçi që ka thënë se e sheh si të dështuar misionin e Lajçakut ende pa filluar. Ai edhe në prononcime publike e ka thënë se nuk besoj që Lajçaku do të jetë në gjendje të organizojë procesin e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Butrint Berisha nga PIPS.

    Por Berisha thotë se Kosova asgjë nuk përfiton nëse ndonjëri nga liderët refuzon takimin me Lajçakun.

    “Sidoqoftë unë mendoj se Kosova duhet të ketë kërkesa të qarta ndaj BE-së apo edhe aktorëve të tjerë. Por Kosova nuk përfiton asgjë nëse nuk mbahen takime. Në këtë kohë për Kosovën është e rëndësishme që të ketë takime me të gjithë akterët e përfshirë në proces dhe të bëjë të ditur qëndrimin e saj në tavolinë.

    Jo shumë kohë më parë Presidenti Hashim Thaçi ishte shprehur skeptik se do të ulet në një tavolinë me Lajçakun.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.