
Imami në Shqipëri, Ahmed Kalaja ka thënë se i është nxjer nga konteksti fjala.
Ai thotë se ka kërkuar edukatë fetare në shkolla dhe jo edukatë seksuale siç është thënë në medie
“Ne gjithmonë e kemi thënë, edukata fetare duhet të futet në kurrikulën arsimore, sepse edukata seksuale ka kohë që është futur dhe ja çfarë prodhon. Nëse ne themi se islami ndalon imoralitetin dhe zinanë (marrëdhëniet jashtë martesore) dhe dënimin më të kobshëm në islam e ka zinaja dhe imoraliteti, na thoshin, po çfarë flisni ju, si i diskutoni këto tema? E kur ndodh njeriu e kupton largpamësinë dhe madhështinë e kësaj feje. Protesta për moralin duhet të nisë nga shtëpitë tona, nga familjet tona, duke i edukuar me frymën e dashurisë për Zotin dhe botën tjetër”.