×
  • Lajme
  • Lajme

    Mund të rivendosen masat kufizuese nëse shtohet numri i të prekurve me COVID-19

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Që nga një qershori, kur hyri në fuqi periudha e re e lehtësimit të kufizimeve janë regjistruar 151 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 40 u konfirmuan vetëm të dielën.

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit publik, Naser Ramadani, tha sot se mosrespektimi i masave mbrojtëse të përcaktuara nga ky institut, mund të çojë në rivendosje të kufizimeve.

    “Nëse e shohim se këta qytetarë nuk janë vetëdijesuar dhe nuk e ruajnë shëndetin dhe kërcënojnë gjendjen sikurse që është tash me rritjen e rasteve të ditëve të fundit ne duhet të rikthejmë masat, të rikthejmë qytetarët në shkollë të vetëdijesimit edhe njëherë për t’i ushtruar se si t’i përmbahen rekomandimeve, nëse i përmbahen këtyre rekomandimeve kanë me qenë të lirë të lëvizin por duke ruajtur shëndetin dhe duke zbatuar rekomandimet dhe patjetër duke mbajtur maska sepse virusi është akoma këtu”, tha ai.

    Zoti Ramadani tha se qytetarët duhet të mësohen me normalitetin e ri të kushtëzuara nga koronavirusi.

    “Kjo sjellje ndryshe nuk është e pamundur. Është e mundur nëse e mbajmë distancë, lajm duart përherë dhe vëmë maskë. Pa këto, do të na rikthej gjendjen, por nuk është vetëm problemi i rikthimit të gjendjes çfarëdo qoftë ajo, problem është se ky rikthim i gjendjes shkakton viktima. Ne do të kemi viktima të pafajshme për shkak të pakujdesit të qytetarëve”, tha zoti Ramadani.

    Autoritetet në Kosovë konfirmuan mbrëmë edhe 40 raste të reja të të prekurve me koronavirus, të njëjtën ditë kur qeveria miratoi lehtësimin e disa masave kufizuese, sipas të cilave nga e hëna qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

    Nga 1 qershori, në Kosovë janë hequr masat kufizuese për një varg veprimtarish, përfshirë baret e restorantet ndërsa nga sot ndërkaq është hequr edhe orari i kufizimit të lëvizjes të qytetarëve.

    Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar ndërsa bëri thirrje për kujdes pasi që sipas tij kjo situatë mund të rrezikojë çdo gjë që është arritur deri më sot.

    “Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes atëherë institucionet e Kosovës do të detyrohen të kthejnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, kjo pastaj do të prek rëndë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do ta dëmtojnë shëndetin tonë por edhe ekonominë tonë prandaj ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës ftoj të respektojnë në përpikmëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të shëndetit publik”, tha ai.

    Ai tha se çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, një gjë të cilën e kishte kërkuar në muajin mars kur janë paraqitur rastet e para me korona virus, është tashmë çështje e mbyllur dhe bëri thirrje që institucionet e vendit të bashkërendojnë veprimet në parandalimin e përhapjes së virusit.

    “Unë kurrë nuk kam pasur një pretendim ose entuziast sa i përket asaj gjendjeje, unë kam pasur vetëm synim për të implementuar vullnetin e të gjithë spektrit politik por para se gjithash shëndetin e qytetarëve të vendit, ideja ka qenë që tërë ajo rrethanë të jetë në interes të shëndetit, që të kemi sa më pak viktima dhe të infektuar nga COVID19. Sot mesazhi im është ky, të dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit publik dhe sot rrethanat janë ndryshe dhe nuk kemi as për rrethanë as të jashtëzakonshme”, tha ai.

    Kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme çoi edhe në krijimin e rrethanave për rrëzimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga ish kryeministri Albin Kurti, për shkak të shkarkimit të ministrit të brendshmë nga radhët e Lidhjes Demokratike. Kjo e fundit me mocion mosbesimi rrëzoi më 25 mars qeverinë e koalicionit që ishte lëkundur për shkak të mospajtimeve rreth tarifave ndaj mallrave serbe ndëersa tashmë ka krijuar një qeveri të re me partnerët tjerë të koalicionit.VOA.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.