×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj: Po të mos i printe Vjosa listës nuk do t’i merrte tërë ato vota

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk beson që kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të dalë nga LDK. Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që ajo do i merrte votat që i ka pasur në zgjedhje nëse nuk do të ishte bartëse e listës zgjedhore të LDK’së.

    ‘’Po të mos i printe listës Vjosa nuk do të merrte tërë ato vota’’, thotë ai.

    ‘’Mos harroni Vjosa ka pasur edhe zgjedhje kur ka pasur 5 mijë vota. Unë në fillet e karrierës i kam marrë 30 mijë vota. Partia ta jep fuqinë politike, e më pas elektorati. Këto zgjidhje kemi pasur 100 mijë më shumë votues’’

    Tutje ai thotë se Vjosa Osmani nuk do ta ketë vlerën e njëjtë nëse del nga LDK.

    ‘’Kushdo që del nga LDK’ja nuk do të futet as në Kuvend. Këtë e besoj. Ne jemi këta që jemi pasi jemi në LDK. Po të dilnim nuk do t’i mbronim këto vlera’’, thotë ai.

    ‘’Është e vërtetë që subjekti duhet që të vendosë një kandidat në krye të listës që është më i dashur për elektoratin. Por gjithsesi, elektorati vendos vetë. Besoj që Vjosa Osmani është politikane e kompletuar vetëm në LDK. Po të dilte prej aty nuk do ta kishte vlerën e njëjtë’’, shton ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.