×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: E sfidoj publikisht që të më tregoj se cilat qëndrime i paskam ndërruar nga 6 tetori

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Osmani ka vazhduar luftën “publike” me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.Duke e komentuar një deklaratë të Isa Mustafës, i cili kishte paralajmëruar masa ndaj Osmanit nga organet e partisë, ajo tha se “edhe Isa Mustafa edhe secili politikan në Kosovë e di një gjë shumë mirë, unë nuk kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet që i mbajë”.

    “Unë i kam qëndrimet e mia që burojnë nga puna ime me kolegë, me njerëz që vërtetë e dojnë LDK-në, që vërtetë e dojnë Kosovën në këto dy dekada, dhe këto qëndrime kanë qenë gjithnjë të njëjta”, tha ajo.

    .Ajo tha se as Isa Mustafa e askush tjetër nuk mund t’i tregojë asaj se çfarë qëndrime të mbajë për tema të caktuara politike.Madje ajo ka thënë para gazetarëve e ka sfiduar Isa Mustafën, duke thënë që ai t’i tregoj se cilat qëndrime i ka ndërruar ajo nga ato që i ka thënë para zgjedhjeve të 6 tetorit.

    Ajo ka theksuar se Qeveria duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë, kjo ëpr faktin edhe se Gjykata Kushtetuese e ka thënë një gjë të tillë.Osmani tha se nuk bën të preken kufijtë e vendit, duke e akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi se po e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.