
Sonte duke filluar nga ora 20:15 mund ta ndiqni intervistën ekskluzive me ish-ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, dhënë portalit “Front Online”.
Në këtë intervistë e cila transmetohet live në faqen e Front Online në “Facebook”, Tahiri zbulon detajet e pathëna deri më tani se nga ku ishte informuar presidenti Thaçi se ish-ministri Xhelal Sveçla ishte futur në Dhomën e Përgjimeve në Telekom dhe si është siguruar informacioni që ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi gjatë periudhës së pandemisë ka zhvilluar vizitë në Kopaonik të Serbisë.
Deputeti i PDK-së tregon nëse pas zgjedhjeve të ardhshme do të ketë koalicion për bashkëqeverisje mes partisë së tij dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit.
Na ndiqni live sonte prej orës 20:15 në faqen e portalit “Front Online” në “Facebook”.