×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu e Rakiq lënë komunat e tyre pa kryetarë, presidenti ende nuk ka vendosur për datën zgjedhjeve

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Për shkak të ndërrimit të qeverisë në vend, dy komunat, Podujeva dhe Mitrovica e Veriut, pritet të shkojnë në zgjedhje të reja.

    Kjo pasi kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është emëruar zv.kryeministër dhe ministër të Pushtetit Lokal me zgjedhjen e qeverisë së re.

    Njësoj, edhe Podujeva ishte vendosur të shkonte në zgjedhje lokale, pasi Agim Veliu ishte emëruar ministër i Punëve të Brendshme.

    Nga Zyra për Informim e Presidentit, thonë për GazetaBlic, se presidenti është duke përcjellur gjendjen nga pandemia në vend, dhe varësisht nga situata do të merret edhe vendimi.“Presidenti në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellë ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur”, thonë nga Zyra për Informim e Presidentit Thaçi.

    Koha e mbajtjes së zgjedhjes në këto dy kmuna, pritet të ndërlidhet me rrethanat e pandemisë, COVID-19.

    Zgjedhjet në Komunën e Podujevës ishin paraparë të mbahen më 15 mars, por për shkak të situatës në vend me përhapjen e koronavirusit të ri, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me 14 mars pati vendosur t’i shtyjë ato.Kujtojmë se situata e pandemisë COVID-19, ka eleminuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend, ashtu siç ka kërkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Për tu shmangur nga ky proces për shkak të pandemisë në Kosovë, presidenti Thaçi, kishte vendosur që të ia jepte mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.Por ky veprim i presidentit, bëri që Vetëvendosje të dërgonte dekretin në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit i dha të drejtë LDK-së për formimin e qeverisë.Vetëm pas 4 muajsh nga qeverisja e Kurtit, Hoti u zgjodh kryeministër i Kosovës me 61 vota pro.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.