×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani ka shumë më tepër uranium sesa lejon marrëveshja

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Republika Islamike e Iranit ka pothuajse tetë herë më shumë uranium të pasuruar sesa lejohet me marrëveshjen bërthamore të 2015-ës.

    Në vend të sasisë së lejueshme prej 202,8 kilogramësh, Irani ka që nga 20 maji, 1.571,6 kilogramë uranium të pasuruar. Kjo u konstatua nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, thuhet në raportin e fundit mbi aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike të Iranit.

    Përveç kësaj udhëheqja e Teheranit vazhdon t’u refuzojë inspektorëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamorë që të inspektojnë dy impiante që janë pjesë e misionit të tyre të inspektimit, thuhet në raport. Kjo përbën shkak për “një shqetësim serioz”. Inspektorët kanë kërkuar katër muaj me radhë leje për inspektimin e impianteve në fjalë, por pa sukses.

    Marrëveshja bërthamore në rrezik

    Pesë fuqitë me të drejtë vetoje të OKB dhe Gjermania nënshkruan në qershor 2015 pas bisedimesh të gjata me Iranin marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore. Ajo synon që të sigurojë që Republika Islamike e Iranit të mos jetë e aftë për të ndërtuar një bombë atomike. Presidenti amerikan Donald Trump e ndërpreu në mënyrë të njëanshme marrëveshjen në maj 2018 dhe vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë në Teheran.

    Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe ende po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen. Sidoqoftë Irani tani po tërhiqet gradualisht nga marrëveshja – gjithashtu edhe sepse Bashkimi Evropian nuk ka arritur të përmbushë premtimin e tij për të zbutur pasojat ekonomike të masave ndëshkuese të SHBA-së. /DW/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.