
IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për 5 raste të reja me Coronavirus në vend, raporton Front Online.
“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 5 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.