×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje publikon emrat e truprojave të Thaçit që sulmuan aktivistin e tyre

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e mbrojtjes së afërt të presidentit Hashim Thaçi që sulmuan aktivistin e tyre gjatë ditës së djeshme.

    Vetëvendosje pretendon se dy prej tyre janë truproje të presidentit dhe nuk janë fare policë, dy të tjerë janë policë dhe një tjetër nuk është identifikuar.

    “Personat e involvuar në këtë sulm brutal ndaj qytetarit dhe aktivistit Veron Hasani, janë Naser Mexhuani truproje, jo polic, i zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Kastriot; Lulzim Buja truproje, jo polic; Qemajl Velekinca mbrojtje e afërt, polic; Bekim R. Gashi mbrojtje e afërt, polic”, thuhet në komunikatën e Vetvëndosjes.

    Gjithashtu në këtë komunikatë, Vetëvendosja ka përmendur fjalimin e nënkryetares së tyre, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila tha se liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë.“Aktivisti Veron Hasani nuk kishte thënë as o Hashim hajni, e as Hashimi apo Presidenti është hajn. Si e ndërlidhën truprojat e Thaçit këtë thirrje me Presidentin, si e ditkan ata se sa herë që thuhet fjala hajn, është fjala për Presidentin. Apo edhe ata, e sidomos ata duke qenë mbrojtje e afërt, e njohin para së gjithash dhe nga afër atë si hajn”, ka thënë ajo. Muhlaxha Kollçaku tha se ngjarja do të ishte edhe më e rëndë po të mos ishin prezent gazetarët dhe qytetarët që ndërhynë për ta ndihmuar Veron Hasanin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.