Policia ka marr informacione se në rrugën “Sadri Demukaj” në Deçan një person ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Raportohet se në banesën e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

