×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova thotë se i kanë numrat: Sot do ta kemi qeverinë Hoti

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova është shprehur i bindur se sot në Kuvendin e Kosovës do të votohet Qeveria Hoti.

    Rugova ka thënë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

    “Unë e di që janë numrat, e di që do të mbahet seanca dhe e di që do të zgjidhet qeveria. Këto janë informacionet që i kam unë, dhe jam i bindur që sot do të formohet Qeveria”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

    Ndryshe dje pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ky subjekt bëri të ditur emrat e ministrave nga kjo parti.

    Kryesia e LDK-së vendosi që Driton Selmanaj të jetë zëvendëskryeministër, Hykmete Bajrami të kalojë në Ministrinë e Financave, Anton Quni do të mbetet në Ministrinë e Mbrojtjes, Vlora Dumoshi po ashtu do të jetë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agim Veliu do të kthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Arban Abrashi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Armend Zemaj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Besian Mustafa do të mbetet në Ministrinë e Bujqësisë.

    Seanca për votimin e Qeverisë së re pritet të nis në orën 11:00.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.