×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja i bën thirrje Kosovës të rishqyrtojë vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën, për zgjerim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

    Në vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës është thënë se mallrat që nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për përgjigjen e bllokut evropian ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, Peter Stano, zëdhënës i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e së kaluarës, që janë nënshkruar në kuadër të dialogut të Brukselit.

    “Ky është një parim bazik për secilën marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është një parim i krijuar nga fakti se Beogradi dhe Prishtina janë duke u ulur në tavolinën e negociatave si partnerë të barabartë dhe ajo për të cilën pajtohen duhet të zbatohet. Prandaj, nuk ka të bëjë asgjë me reciprocitetin. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën e kaluar”, ka deklaruar Stano.Sipas tij, vendimi i fundit i autoriteteve të Kosovës ka qenë veprim i njëanshëm, i cili si i tillë dëmton rikthimin e dialogut mes dy shteteve.“Dialogu duhet të shkojë përpara. Status quo-ja është e papërballueshme. Dhe kjo është ajo që po synojmë me përpjekjet tona për të mundësuar rikthimin e bisedimeve. Mirëpo për rifillimin e tyre është përgjegjësi e këtyre shteteve. Nëse njëra palë apo tjetra merr hapa të njëanshëm, që nuk respektojnë pajtueshmërinë e marrëveshjeve të kaluara, atëherë vetëm dëmtohet mundësia e rifillimit të dialogut”.

    I pyetur se kur do të mund të niste dialogu Kosovë-Serbi, Stano ka thënë:

    “Ne jemi duke punuar për rikthim të dialogut. Mirëpo rifillimi nuk do të mund të jetë i mundshëm pa qenë të gatshme të dyja palët, dhe pa krijuar kushtet e duhura, sepse fundja, janë ato që duhet të thonë se janë të gatshme të ulen në tavolinë dhe të rikthejnë dialogun për të mirën e qytetarëve të tyre, të rajonit dhe gjetjes së një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve, sepse nga ajo varet e ardhmja e tyre evropiane”.Një ditë pas bërjes publike të vendimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, për masat e reja të reciprocitetit, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është shprehur i zhgënjyer me këtë vendim.“I zhgënjyer në lidhje me masat e reja të reciprocitetit të paraqitura nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Këso veprimesh të njëanshme dëmtojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të hiqen menjëherë. Siç është thënë në vazhdimësi, ne presim që të dyja palët në dialog të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.Stano ka thënë se deklaratat e Lajçakut për këtë çështje mbështeten nga të gjitha vendet e BE-së.“Ai ka mbështetje dhe besimin e plotë të vendeve anëtare të BE-së për të punuar në rikthimin e dialogut dhe për t’u kthyer në njeriun e BE-së në dialog”, ka thënë mes tjerash ai.Kujtojmë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.Nga ajo kohë është pezulluar edhe dialogu i këtyre dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel nga viti 2011.Si taksën ashtu edhe reciprocitetin nuk e kanë mirëpritur as Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mbështesin veprime që krijojnë barriera dhe ngufatin ekonominë e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.