×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Presidenti Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria “Hoti”

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për medie pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, raporton Front Online.

    Para gazetarëve, ai ka thënë se e mirëpret publikimin e aktgjykimit e plotë te Kushtetueses.

    Si rezultat, ai ka kërkuar që të krijohet sa më shpejtë Qeveria e re.

    “Kam pranuar aktgjykimin në të cilin lejohet propozimi i Avdullah Hotit për Kryeministër. U dëshmua se është pjekur demokracia. Është hapur rruga për formimin e Qeverisë së Re. Shpresoj të jetë kapitull i ri i suksesit. E rëndësishme të respektohet rendi kushtetues. Pres që sa më parë të krijohet qeveria e re. Nuk kemi luksin të kemi vakum. Ftoj partitë që të marrin përgjegjësi”, theksoi ai, raporton Front Online.

    Tutje i pari i vendit kërkoi që Qeveria e re të largojë të gjitha masat që kanë cenuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Fjalimi i plotë:

    Sot kam pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim, me të cilin propozova z. Avdullah Hoti si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. E mirëpres përfundimin e këtij procesi politik e juridik. U dëshmua edhe një herë se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura.

    Tani është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Shpresoj që të jetë kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim. Më lejoni ta përsëris edhe një herë: kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën. Mbi të gjitha, për mua është e rëndësishme që të respektohet rendi kushtetues e ligjor i Republikës së Kosovës. Ky është themel i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë sonë. Tani pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje.

    Na duhen institucione që i lëvizin gjërat përpara dhe jo institucione të stagnimit e vendnumërimit. I ftoj partitë politike dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësi. Kosova ka humbur shumë kohë duke ndërruar në tri-katër vitet e fundit Qeveri e kryeministra. Në shikim të parë duket se partitë kanë fituar, por në fakt Kosova dhe shoqëria kosovare është dëmtuar dhe vonuar, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Tani është koha për reflektim, për stabilitetit, unitetit dhe punë të përbashkët për një rimëkëmbje ekonomike. Është koha të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët e Republikës së Kosovës. Të vazhdojmë reformat në të gjithë sektorët e jetës, të sigurojmë zhvillim e prosperitet. Dy hapa janë urgjentë tani dhe në këto duhet të përqendrohemi të gjithë.

    E para, të mbesim të kujdesshëm në përballje me pandeminë. I falënderoj edhe një herë Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, të gjithë ata që punojnë në sektorin e mjekësisë, në të gjitha institucionet tjera, për punën shembullore që kanë bërë në përballje me pandeminë. Pika e dytë ku duhet të përqendrohemi është rimëkëmbja ekonomike e vendit. Javën e kaluar kam vizituar Odën Ekonomike të Kosovës dhe kam dëgjuar për sfidat e bizneseve, për sfidat e punëtorëve në këto rrethana të vështira. Qeveria e re pa vonesë duhet të prezantojë Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Thërras të gjithë spektrin politik, pushtet dhe opozitë, komunitetin e biznesit, të punojnë bashkërisht për një plan ekonomik që do t’i ndihmojë punëtorët, bizneset, bujqësinë, shërbimet, tregtinë.

    Por, duhet të mbajmë shikimin edhe në synimet tona strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në BE. Duhet të vazhdojmë forcimin e sundimit të ligjit, të forcojmë institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes. Të luftojmë dukuritë negative, si korrupsioni e krimi i organizuar. Të promovojmë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal. Ftoj edhe një herë shtetet anëtare të BE-së që të marrin vendimin e merituar për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Të ruajmë marrëdhënien speciale, partneritetin e përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria dhe pavarësia jonë është e lidhur ngushtë me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë evropianë. Duke ruajtur partneritetin me ta, garantojmë një të ardhme të sigurt për shtetin tonë, për gjeneratat e ardhshme. Është më se urgjente që të gjitha masat që kanë cenuar raportin tonë me SHBA-në të hiqen menjëherë, që në fillimet e Qeverisë së re.

    Përkrahja amerikane në ekonomi, ushtri, diplomaci është jetike për të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë. Kosova duhet të projektojë siguri dhe stabilitet dhe pikësynim të qartë drejt vlerave euroatlantike.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/185811062708234/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.