
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media tha se këto tre muaj bashkë me qytetarët kanë treguar suskses, por që Kosova rrezikohet edhe nga një valë tjetër e infektimit.
“Ne duhet t’i përshtatemi normalitetit të ri. Vendi ynë natyrisht që rrezikohet nga një valë tjetër e infektimit”, tha Vitia.
Vitia, më tutje theksoi se pandemia nuk ka kaluar dhe se qytetarët duhet të kenë kujdes.
“Rreziku qytetarë të dashur nuk ka kaluar, ju e dini që nuk ka as barna e as vaksina akoma, sepse kërkuesit mjekësor ende nuk i kanë zbuluar ato. . Këta tre muaj tregojnë një stad të ri për vendin”, tha ai.