×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryetari i Ulqinit fton kosovarët: Nga 1 qershori e hapim kufirin, nuk kemi raste me koronavirus

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Ulqini njihet si një prej destinacioneve më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës dhe vendet e rajonit, në kohën e verës.

    Plazhet e shumta me plotë rërë, uji i jodizuar i Detit Adriatik, së bashku me netët rinore, muzikën dhe trashëgiminë kulturore, presin edhe sivjet turistët nga Kosova.

    Edhe këtë vit, atje kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri veror, por me masa të shtuara për shkak të pandemisë COVID-19.

    Mali i Zi pretë që të hap kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë nga data 1 qershor.

    Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq në një bisedë për lajmi.net ka ftuar të gjithë kosovarët që kanë shtëpitë e tyre atje që të shkojnë për pushime. Ani pse qytetarët qëndruan të mbyllur për rreth tre muaj dhe rreziku nga pandemia është akoma evident, Nrekiq e jep një arsyeje pse duhet të vizohet bregdeti atje.

    “I ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtëpi të veta në Ulqin që të vinë për pushime në to. Pra mund të vinë lirisht, pa asnjë telashe. Aktualisht kemi një siguri të madhe kundër koronës, pasi jemi shteti i parë në Evropë që jemi shpallur si free destination, ku nuk ka asnjë të infektuar. Ulqini ka hapësira të mëdha, të cilat na bëjnë që turizmi në këtë kohë të pandemisë të zhvillohet më lehtë dhe më i sigurtë. Ne i presim jo vetëm ata që kanë shtëpitë e veta, por edhe ata që na akën vizituar për gjatë këtyre viteve”, thotë Nrekiq për lajmi.net.

    Kryetari i Ulqinit thotë se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë me Shqipërinë e Kosovën dhe me rajon dhe se pret që të ketë shumë kosovarë në këtë sezon, pasi siq tha ai, çdo vit ka pushues më së shumti nga Kosova.

    “Ata dhe të tjerët mund të vinë sivjet pa frikën se do të kenë telashe me testime, apo gjera të tjera. Instituti i shëndetit Publik këtu i ka marr të gjitha masat duke konkloduar se me çdo shtet të hapën kufijtë duke bërë disa kalkulime të numrit të të infektuarve në atë shtet. Kosova i përmbushë ato kushte dhe ne mirëpresim turistë nga atje. Instituti ka pasur takime me gastronomitë dhe komunikim të vazhdueshëm më qytetarët, distance sociale do të respektohet, dhe po ashtu higjiena me mjete dezinfektuese. Personeli i restoranteve dhe i kafe barëve, i plazhit do të jetë i pajisur me maska, por jo edhe pushuesit”, shtoi tutje Loro Nrekiq.

    Ai tha se u kanë sugjeruar pronarëve të restoranteve që sivjet çmimët të jenë më të ulëta.

    “Mendoj se çmimi do të jetë pak me i ulët, por kjo do të varët nga pronarët se a do t’i zbresin apo jo. Ne u kemi dhënë rekomandime që të zbresin çmimet për mysafirët tradicional që i kemi, sikur se janë shqiptarët e Kosovës”.

    Nrekiq ka thënë se edhe këtë vit të gjithë vizitorët duhet të regjistrohen.

    “Çdo vizitor duhet të regjistrohet, në mënyrë që të kemi evidenca të caktuara. Ne duhet të dimë sa vizitorë i kemi pasur dhe se çfarë është bërë pastaj më ta, janë kthyer në shtëpitë atyre, apo çka ka ndodhur”.

    Pos hoteleve, pushuesit do të mund të akomodohen edhe nëpër shtëpitë privatë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.