×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën fillon puna në gjykata pa prezencën e mediave dhe publikut

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së, nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19, ka mbajtur takimin e radhës, ku u diskutua rreth gjendjes aktuale me situatën Covid-19 në sistemin gjyqësor, planet e Këshillit lidhur me fillimin e punës në gjyqësor, si dhe prioritetet që do të përcaktohen për trajtimin e rasteve gjyqësore.

    Sipas një komunikate të këshillit, pas shumë diskutimeve dhe duke u bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që nga 1 qershori të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, por pa prezencën e mediave dhe publikut, duke zbatuar rekomandimet e IKSHP për masat kundër virusit COVID-19.

    “Vendimi i plotë do të publikohet sapo të jetë gati. Anëtarët e KGjK-së, aprovuan draft propozimin për Planin emergjent për menaxhimin e krizës të përgatitur nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Komisioni për Çështje Normative, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbarëvajtjes së punës në sistemin gjyqësor të Kosovës duke iu përshtatur rrethanave emergjente. Gjithashtu, ky Plan mund të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e krizave në të ardhmen duke përfshirë situatat e tjera emergjente shëndetësore, katastrofat natyrore apo rrethanave të kërcënimeve të sigurisë. Gjatë këtij takimi, Këshilli aprovoi njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e tre gjyqtarëve, dy nga Gjykata e Apelit në Prishtinë dhe një në Gjykatën Themelore në Prizren-dega në Dragash.Anëtarët e KGjK-së, shqyrtuan propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për caktimin e ushtruesit të detyrës së Administratorit të Gjykatës dhe dhanë pëlqimin që Drejtori i SKGjK-së të nxjerr vendim për caktimin e ud i Administratorit. Po ashtu, gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm të Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, raportoi për punën e SKGjK-së, për vitin 2019 dhe periudhën janar-maj 2020”, thuhet në njoftim.

    Në fund, u aprovua propozimi që gjykatat në Kosovë të mbajnë evidencë dhe të lëshojnë certifikata për personat të cilët janë shpallur fajtorë me aktgjykim të formës së prerë. Ndërsa, pa prezencën e mediave u shqyrtua kërkesa për themelimin e një paneli hetimor.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.