×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Vendimi i deputetëve për ta bërë Hotin kryeministër është legjitim dhe legal

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Njohësi i çështjeve politike, Ismet Kryeziu, ka thënë se respektimi i vendimit që u mor mbrëmë nga Gjykata Kushtetuese, nuk është pozicionim pro/kundër një subjekti politik, apo pro/kundër një kryeministri potencial, në këtë rast kandidatit të dekretuar për kryeministër, Avdullah Hoti.

    Në një shkrim në rrjete sociale, Kryeziu, thotë se vullneti i deputetëve për të zgjedhur një qeveri të udhëhequr nga kandidati Hoti, mund edhe të jetë në kundërshtim me vullnetin tim si qytetar.

    Por, shton se kjo gjë është legjitim dhe legal, konform rregullave të shumicës edhe demokracisë përfaqësuese, tani më të interpretuar dhe nga Gjykata Kushtetuese.

    Shkrimi i plotë nga Ismet Kryeziu:

    Respektimi i vedimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është pozicionim pro/kundër një subjekti politik, apo pro/kundër një kryeministri potencial, në këtë rast kandidatit të dekretuar për kryeministër, zotit Hoti. Është respektim jo vetëm për faktin se ka karakter obligativ, por edhe për arsyen themelore që përmes këtij interpretimi garantohen edhe mirëmbahen vlerat e demokracisë Kosovare.

    Vullneti i deputetëve për të zgjedhur një qeveri të udhëhequr nga kandidati z.Hoti, mundet dhe të jetë në kundërshtim me vullnetin tim si qytetar. Por, është legjitim dhe legal, konform rregullave të shumicës edhe demokracisë përfaqësuese, tani më të interpretuar dhe nga Gjykata Kushtetuese.

    Prandaj, si të tillë dhe duhet ta respektojmë. E kjo, s’na mohon të drejtën tonë themelore për të kërkuar përgjegjësi, llogaridhënje edhe transparencë si vlera që garantojnë një qeverisje t’mirë. Madje, e drejta jonë për të kërkuar zgjedhje të reja dhe përbërje të re të një kabineti qeverisës, mund të jetë amgazhim i ynë i përditshëm, konform rregullave edhe vlerave demokratike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.