×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Financa

    ASK publikon nivelin e pagave në Kosovë nga 2012 deri në vitin 2019

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar nivelin e Pagave në Kosovë për periudhën 2012-2019.

    Sipas ASK-së, ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Sektorin Privat dhe Ndërmarrjet Publike në Kosovë.

    Siç ka njoftuar ASK, në vitin 2012 paga mesatare bruto në Kosovë ishte 431 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 602 Euro, një rritje prej 171 Eurosh, ose 39.7%. Ndërsa, paga neto nga 384 Euro, sa ishte në vitin 2012, është rritur në 537 Euro në vitin 2019, me një rritje prej 153 Eurosh, ose 39.8%.

    Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 584 Euro, duke u rritur për 177 Euro, ose 43.5%. Derisa, paga neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 519 Euro, një rrije prej 166 Eurosh, ose 47.0%.

    Sektorit Privat, në vitin 2012, kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, ndërkaq në vitin 2019 kishte 420 Euro, një rritje prej 53 Eurosh, ose 14.4%. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 380 Euro në vitin 2019, një rritje prej 47 Eurosh, ose 14.1%.

    Paga mesatare bruto në Sektorin e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 801 Euro, një rritje prej 283 Eurosh, ose 54.6%. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 707 Euro në vitin 2019, një rrije prej 242 Eurosh, ose 52.0%.

    Po ashtu ASK ka njoftuar se niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te Sektori i Ndërmarrjeve Publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

    “Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike, më e lartë ishte te: furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (923 Euro); informimi dhe komunikimi (797 Euro); dhe xehëtaria dhe gurëthyesit (657 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (256 euro).

    Paga mesatare neto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje si më lartë: furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (811 Euro); informimi dhe komunikimi (704 Euro); xehëtari dhe gurëthyes (584 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitett e shërbimeve me ushqim (237 Euro)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.