
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi në një intervistë për “Front Online” tha se nga 150 personat të cilët ishin në Kosovë asnjëri nga ta nuk ka qenë i prekur me COVID-19.
Ai tha se këta persona presin që të kthehen në Shqipëri gjatë ditëve në vijim.
“Deri tani asnjë nuk është prekur, sot që po flasim janë ende rreth 150 shtetas të Shqipërisë që kërkojnë të shkojnë në Shqipëri, por nuk ka pasur asnjë rast në Kosovës”, tha ai për Front Online.
Ndërsa i pyetur se ku ka qëndruar gjatë kohës sa të dy shtetet ishin në karantinë, ai tha se ka qëndruar në Kosovës pasi që shqiptarët që ishin këtu kanë pasur në dispozicion ndihmën e Ambasadës.
“Unë kam qenë gjatë gjithë kohës në Kosovës, vetëm javën e kaluar kam qenë në Shqipëri dhe kam ndjekur këtë situatë nga afër sepse këtu kanë qenë dhe një numër qytetarësh nga Shqipëria të cilët kanë pasur asistencën e Ambasadës se si ta kalojnë këtë situatë pa probleme dhe ajo ishte e rëndësishme dhe nuk ka pasur asnjë problematikë dhe për qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë në Shqipëri”, u shpreh Ambasadori Minxhozi për Front Online.