
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që momentalisht janë duke protestuar në shesh të Prishtinës, kanë shpalosur edhe një baner në të cilin shkruhet “Duam zgjedhje”.
Protestën nga ndërtesa e qeverisë janë duke e ‘monitoruar’ edhe nga kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka publikuar një fotografi të protestës, ku shihet edhe baneri me shkrimin “Duam zgjedhje”.
Njejtë ka vepruar edhe këshilltari tjetër i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2664818840511154&id=100009491927869