×
  • Lajme
  • Lajme

    Hodges: Kosova e ka mbështetjen e SHBA-së, por Serbia nuk shikohet si ajo e 1999-shit

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Franklin Ben Hodges, bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës,thotë se nuk duhet të zvarritet vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht nga fërkimet politike në Kosovë dhe zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të bëhen në qershor.

    Me rastin e thirrjes së përbashkët të Gjermanisë e të Francës që Beogradi e Prishtina sa më parë të vazhdojnë dialogun, Hodges thotë se ishte i dëshpëruar pse në deklaratën e përbashkët të ministrave të Gjermanisë e të Francës nuk ishin përmendur edhe përpjekjet e SHBA-së, derisa shonë se shpreson për një bashkëpunim të të gjitha palëve.

    “Do të doja të mendoj se ka pasur njëfarë koordinimi në mes të përpjekjeve të Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian, si dhe të përpjekjeve që po bën SHBA-ja. Mendoj se përpjekjet e përbashkëta do të jepnin shanset më të mira për sukses, meqë përfaqësojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, ka thënë Hodgs për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

    Sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë nën presion të madh ë vijës së fortë në terrin e brendshëm, e po ashtu edhe të Kremlinit për të cilin thotë se “me asgjë nuk kontribuon për arritjen e zgjidhjes së mundshme”.

    Hodges konsideron se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të synojnë mënyra për mbrojtjen e të dy palëve.

    “Kjo do të thotë: të hezitojnë nga imponimi i vijave të kuqe, mbajtja e leksioneve dhe të ofrojnë shpresë. Është e nevojshme që integrimi drejt Perëndimit të duket real dhe i arritshëm. , në mënyrë që dy presidentët të mund t’iu tregojnë qytetarëve të vet se ky proces ka vlerë. SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkarisht për këtë gjë”, thekson Hodges.

    Ai tutje thotë se “absolutisht është koha e duhur për përpjekje konstante dhe për mbështetje të dialogut”.

    Hodges ka shtuar se SHBA është njëri nga vendet “që Kosovës i japin mbështetjen më të fuqishme”, por edhe shteti që e ka të qartë se Serbia e vitit 2020 nuk është Serbia e 1999-shit.

    “Ky është momenti, nëse të gjitha palët relevante do të bashkëpunojnë”, ka thënë Hodges.

    Hodges nuk është përgjigjur në pyetjen si do të duket dhe çfarë duhet të përmbajë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ai ka deklaruar se krahas mbështetjes nga SHBA dhe BE për qëndrueshmëri, shpresë dhe konsistencë, palëve në proces duhet siguruar opsionin strategjik.
    Hodges nder të tjera konsideron se Serbia mund të ketë “ndikim përkatës dhe stabilizues në rajon”, duke arritur marrëveshje paqësore me Kosovën.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.