
Një 35 vjeçar nga Shqipëria u arrestua nga policia italiane. Ai u kap në Ardea, ndërsa iu gjetën 100 gram kokainë dhe 12 mijë euro. Ky është rezultati i operacionit të kryer nga Guardia di Finanza i Pomezia.
Policia lokale po kryente kontrollet e zakonshme të territorit për të verifikuar përmbushjen e masave kundër Covid-19, dhe ata vunë re një person të njohur si përdorues i zakonshëm i drogës, i cili mori një dozë kokaine te një person me makinë.
Pas kontrollit në shtëpinë e shpërndarësit, policia gjeti dhe sekuestroni doza kokaine të gatshme për shitje, para, materiale paketimi, lëndë për ‘prerjen’ e kokainës dhe katër celularë.
Tregtari i drogës, i arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit në Velletri, u gjykua me gjykim të drejtpërdrejtë dhe u dënua me 4 vite burg.