×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq i lëshon pe Malit të Zi, flet edhe për dialogun me Kosovën

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Çështja e hapjes së kufijve ka ngritur tensionet në mes të Serbisë dhe Malit të Zi për shkak se Podgorica zyrtare ka marrë vendim për mos hapje të kufijve me Serbinë.

    Për një gjë të tillë sot ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, duke thënë se një vendim i tillë i Malit të Zi është politik, por kreu i shtetit serb ka thënë se pavarësisht një vendimi të tillë, Serbia nuk do të mbyll kufijtë e saj.

    “Ne nuk do të futemi në një baltë të tillë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

    Në këtë konferencë kreu i shtetit serb ka folur gjithashtu edhe për dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se s’është caktuar ndonjë datë për rifillim të negociatave dhe se nuk ka ndonjë afat se deri kur duhet të arrihet një marrëveshje finale mes dy shteteve.

    Këto deklarata Vuçiq i ka bërë kur është pyetur rreth raportimeve në media se “Grenell është duke u nxituar” dhe se dëshiron që sa më shpejtë të arrijë një marrëveshje.

    Presidenti serb ka thënë se Përfaqësuesi Special Presidencial ka mohuar ekzistencën e një afati kohor për arritjen e marrëveshjes.

    Ai ka thënë se nëse do të ketë diçka do të informohen të gjithë.

    “Nëse do të ketë diçka për ndonjë bisedë, do të iu informojmë. Unë mezi pres që t’ua them diçka të tillë. Kurrë nuk i kam ikur përgjegjësisë dhe gjithmonë kam dalë përpara qytetarëve me të vërtetën”, ka thënë Vuçiq.

    Presidenti serb ka folur edhe rreth paralajmërimeve të Kosovës për vendosje të masave shtesë në fushën e tregtisë nga 15 qershori, duke thënë se një paralajmërim i tillë është i ndërlidhur me luftën e brendshme politike që po bëhet në Prishtinë.

    “Po përpiqem të dëgjojë mesazhet që vijnë nga Prishtina çdo ditë dhe të kuptoj se çfarë ata duan. Ne po bëjmë përpjekje për ndërtim të marrëdhënieve të mira, së pari për shkak të serbëve që jetojnë atje dhe për të pasur një shkëmbim tregtar normal dhe për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit”, ka theksuar ndër të tjera presidenti serb./Express/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.