×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për armëmbajtje pa leje

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarve A.A., SH.Z., B.K. dhe V.R., të cilët me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.A., më 25 Maj 2010, pas mesnate, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, i shtytur nga të dyshuarit B.K. dhe SH.Z. dhe i ndihmuar nga i dyshuari V.R., me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit lidhur me një kontest pronësor, ka vendosur dy granata dore dhe një bombolë gazi, në derën e zyrave të kompanisë “ITC”, të të dëmtuarit H.K., ashtu që njëra nga granatat dhe bombola e gazit ka shpërthyer, ku me këtë veprim i njëjti ka shkaktuar rrezik për jetën e të dëmtuarit dhe qytetarëve në atë zonë, duke shkaktuar edhe dëme materiale në vlerë të pa përcaktuar” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova

    “Po ashtu, i njëjti më 07 Shtator 2010, pas mesnate, në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim, i shtytur dhe i ndihmuar nga të dyshuarit e lartcekur, ka vendosur granatë dore dhe bombolë plini, të cilat kanë shpërthyer, duke shkaktuar për të dëmtuarin ankth, pasiguri për jetë dhe dëme materiale”.

    Me këto veprime, i dyshuari A.A, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’.

    Ndërsa, të dyshuarit SH.Z., dhe B.K., me qëllim të përfitimit material, lidhur me një kontest pronësor, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike sociale të të dyshuarit A.A., e kanë shtytur të njëjtin që të ndërmerrte veprimet e lartcekura.

    Me këto veprime të dyshuarit SH.Z. dhe B.K., dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Shtytja e veprës mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’.

    I dyshuari V.R., me qëllim të përfitimit material, dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin A.A., që më 25 Maj dhe 07 Shtator 2010, të vendosë granata dore dhe bombola, në derën e zyrave të kompanisë “ITC”.

    I njëjti dyshohet se ka kryer verën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.