×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i PDK-së në Prizren dy herë kërkoi leje qarkullim nga komuna dhe s’mori përgjigje

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Anëtari i PDK-së, njëherit koordinatori dhe administratori i kësaj partie në Prizren, Jeton Bytyçi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ka dërguar dy kërkesa për leje qarkullim në adresë të komunës dhe që ende s’ka marrë përgjigje.

    Sipas tij, e-mailat ai i ka nisur me datë 24 prill dhe 2 maj, derisa thotë se që këto janë hakmarrje ndaj opozitës, duke ia hedhur fajin kryetarit Mytaher Haskuka dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu.

    Ky është postimi i plotë i Bytyçit:

    Të nderuar miq: po i’u dëshmoj përmes këtyre 2 fotove, se deri ku janë në gjendje të shkojnë, zyrtarët idhnak lokal nga VV.

    Sqarim: me datën 24 prill 2020, kam bërë kërkesë për leje qarkullimi, ku as pas tentimit të dytë me 2 maj 2020 përmes e-mailit, dhe as tash e mbi 1 muaj, akoma nuk kam marr përgjigje rreth kërkesës sime. Krejt kjo të len me dyshu, se përgjegjësit kryesor në këtë qeverisje, janë aq të lig, sa që edhe në kohë pandemie të hakmirren politikisht, duke tentuar cenimin e lëvizjes së lirë qytetare, e cila është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilët po këta, e shkelën disa herë radhazi.

    Barra për krejt këto veprime bie mbi: “Kryetarin” e Komunës Mytaher Haskukën dhe Drejtorin e Shëndetësisë Visar Shehun, të cilët duhet të japin llogari, për këto veprime jo institucionale.

    Kjo formë e ultë, tregon se këta pushtetarë, janë hakmarrës ndaj opozitës dhe favorizues ndaj atyre me libreza të kuqe.

    Edhe Ministrat e VV-së, dyshohet se njëjtë dhe selektiv, kanë vepruar edhe në qendrën e studentëve në Prishtinë, që i kanë liruar nga karantina aktivistët e tyre, pa asnjë procedurë, kriter i vetëm ishte: të kishin libreza të VV-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.