
Policia e Kosovës dje gjatë patrullimit ka takuar katër meshkuj shtetas të Shqipërisë.
Të njëjtit gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, me ç`rast pas kontrolleve mjekësore dhe pas inicimit të rastit, janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.
“Fsh. Restelicë, Dragash, 26.05.2020 – 10:30. Gjatë patrullimi, patrulla policore ka takuar katër meshkuj shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Të dyshuarit janë sjellë në stacion, ku u janë kryer kontrollet mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë”.