
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një dasmë që është organizuar në kohë të pandemisë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se e kemi pranuar informatën dhe jemi duke e trajtuar ne koordinim me institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.