×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Wuhan-i kreu falas 6.5 milionë testime COVID-19 brenda 10 ditësh

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Qyteti kinez i Wuhan-it kreu 6.574.093 teste të acidit nukleik për të ekzaminuar rastet e reja me koronavirus në periudhën 14-23 maj, njoftoi autoriteti shëndetësor vendor.

    Sipas Komisionit Shëndetësor në Wuhan, qyteti kreu 1.146.156 teste vetëm ditën e shtunë, pothuajse 15 herë më shumë se në 14 maj, kur Wuhan-i filloi fushatën e përgjithshme të testimit. Ekzaminimi masiv synon gjetjen e rasteve asimptomatike ose rasteve që nuk shfaqin simptoma të qarta, pavarësisht se e mbartin virusin.

    Numri ditor i ekzaminimeve arriti pikun më 22 maj, kur qyteti me afro 10 milionë banorë kreu 1.470.950 teste të acidit nukleik.

    Vendimi për të shtuar testimet për të gjithë ata që nuk janë testuar më parë u mor pasi në Wuhan pati raportime për raste të reja asimptomatike. Kjo shtoi shqetësimin e banorëve, pasi në Wuhan ishin rihapur fabrikat, bizneset dhe shkollat.

    Para fushatës, qyteti kishte kryer mbi 3 milionë teste të acidit nukleik.

    Sipas Komisionit, testimet u kryen pa pagesë. Prioritet u jepet lagjeve të banimit ku ishin raportuar më parë raste, si dhe zonave me popullsi të dendur. Fëmijët nën gjashtë vjeç nuk këshillohen të bëjnë testimin.

    Fushata e testimit është pritur me entuziazëm të madh nga publiku. Banorët me maska qëndrojnë në radhë të gjata ndërsa ruajnë distancën nga njëri-tjetri jashtë vendeve të improvizuara për testime brenda komuniteteve dhe hapësirave publike të qytetit.

    /Marrë nga CRI/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.