×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet arsyeja pse Austria shënoi numrin më të ulët të viktimave nga Covid 19

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Austria me përqindjen më të ulët të vdekjeve në botë nga COVID-19, eksperti i shëndetit publik tregon arsyet e suksesit. Përqindja e vdekjes tek pacientët e prekur me coronavirus në Austri është më e ulëta në botë, thotë eksperti për shëndet publik Armin Fidler.

    Ai thotë se Austria, me 71 të vdekur në një milion banorë, për 30 për qind qëndron më mirë sesa fqinji i saj Gjermania, transmeton Telegrafi. Gjatë një konference për media në Bregenc, Fidler ka thënë se me shembujt si Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, mund të shihet se çfarë mund të ndodh nëse masat për luftimin e coronavirusit nuk aplikohen në kohë.

    Ai ka përmendur gjendjen në SHBA, duke theksuar se një studim i realizuar së fundmi tregon se SHBA-të kanë mundur të parandalojnë vdekjen e 36 mijë personave po të kishin reaguar vetëm një javë më herët, duke aplikuar masat mbrojtëse.

    Sipas Fidlerit, arsyet e suksesit të Austrisë në parandalimin e rritjes së përqindjes së vdekjeve, ka qenë disiplina në maksimum e qytetarëve të këtij vendi.

    Në Vjenë në javën e parë të vënies së masës kufizuese të lëvizjes, shoqërimi mes vete ka rënë për 30 për qind në Austri, që do të thotë se kanë shmangur kontaktin fizik me njëri-tjetrin.

    Kur është fjala për Suedinë, qasja liberale e ka sjellë këtë vend në këtë gjendje që është tani, ku sipas Fidlerit atje ka pesë herë më shumë të vdekur sesa në Austri.

    “Askush nuk e ka ditur mënyrën e duhur”, ka konstatuar ai duke shtuar se masat mbrojtëse mund të kenë qenë të tepruara, por duhet pasur parasysh se çdo ditë diçka e re po mësohet për coronavirusin.

    Ai konsideron se rreziku më i madh tani vjen nga ahengjet e organizuara, vizitat në kisha si dhe në dasma dhe varrime. Fidler që punon si këshilltar në rajonin e Forarlberg, beson se në mbarë botën ekzistojnë 105 projekte sa i përket zhvillimit të ndonjë vaksine kundër coronavirusit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.